Gjermania zbulon listën anti-Francë, pa Mustafin

Futboll

Gjermania zbulon listën anti-Francë, pa Mustafin

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:17
Joachim Low

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka shpallur listën e futbollistë për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Francës dhe për miqësoren ndaj Perusë.

Mungon Sami Khedira, i pari që duket se ka paguar dështimin e gjermanëve në Kupën e Botës 2018. Nuk ka pasur vend as për juventinin Emre Can dhe portierin e PSG, Trapp.

Këta janë zëvendësuar nga tre të rinj Thilo Kehrer (PSG), Kai Havertz (Leverkusen) dhe Nico Schulz (Hoffenheim). Rikthehet edhe Leroy Sane i Manchester City, lënia jashtë e të cilit bëri shumë bujë. Në listën e Gjermanisë mungon mbrojtësi i Arsenalit, shqiptari Shkodran Mustafi.

Portierë: Manuel Neuer dhe Marc-Andre Ter Stegen

Mbrojtës: Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Thilo Kehrer, Joshua Kimmich, Antonio Rudiger, Nico Schulz, Niklas Sule, Jonathan Tah

Mesfushorë: Julian Brandt, Julian Draxler, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Kai Havertz, Toni Kroos Sulmues: Thomas Muller, Nils Petersen, Marco Reuas, Leroy Sane, Timo Werner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat