Grezda një hap larg zyrtarizimit te gjigantët skocezë

Futboll

Grezda një hap larg zyrtarizimit te gjigantët skocezë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:21
Eros Grezda dhe Steven Gerrard

Sulmuesi gjakovar i kombëtares shqiptare, Eros Grezda është vetëm një hap larg zyrtarizimit te gjigantët skocezë të Glasgou Rangers.

Ai ka kryer vizitat mjekësore sot dhe raportohet se gjithçka ka kaluar me sukses, ndaj nga momenti në moment, pritet që klubi skocez të zyrtarizojë blerjen e verës.

Rangers drejtohet nga ish ylli i Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili mësohet se ka këmbëngulur për të transferuar anësorin gjakovar.

Klubi skocez do të paguajë rreth 1.8 milionë euro për kartonin e Grezdës, ndërsa po diskutohet mundësia që klubi kroat i Osijek të mbajë 20 % të kartonit.

Eros Grezda është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në Shqipërinë e Christian Panuccit dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm edhe në Ligën e Kombeve, që starton më 7 Shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat