Sahiti: Është emocion i madh të jesh pjesë e Hajdukut - Bota Sot
Sahiti: Është emocion i madh të jesh pjesë e Hajdukut

Futboll

Sahiti: Është emocion i madh të jesh pjesë e Hajdukut

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:30
Emir Sahiti

Sulmuesi Emir Sahiti zotohet se do të jap maksimumin në fanellën e skuadrës së mirënjohur kroate, Hajduku nga Spliti.  Futbollisti një periudhë ka luajtur me sukses për Hajdukun II dhe me lojërat e tija bindi drejtuesit e klubit, që të firmos për katër vite me skuadrën e parë të Hajdukut. 19-vjeçari që luan për kombëtaren e Shqipërisë U-21, premton angazhim maksimal dhe tregon se cilat janë raportet me futbollistin tjetër shqiptar të këtij klubi, Ardian Ismajli.

 “Bota sot”: Nga Ramiz Sadiku në FC Prishtina, pastaj në Trepçë ‘89 dhe në Rabotniçki të Shkupit, më pas në Hajdukun II, një rrugëtim i vështirë?

Emir Sahiti: Kam qenë pjesë e klubit Ramiz Sadiku nga Prishtina që nga mosha 5-vjeçare, pastaj në Prishtinë dhe në Trepçë ’89. Nga mosha 16 vjeçe kam filluar të luaj në klubin e Rabotniçkit dhe pastaj jam ardhur në Hajduk të Splitit, si i huazuar 6 muaj. Pastaj kemi marr vendim dhe klubi dhe fal menaxherëve të mi dhe familjes time jemi marr vesh për me firmos kontratë 4-vjeçare me ekipin e Hajdukut.

“Bota sot”: Firmoset për katër vjet me Hajdukun e madh, një emocion për ju?

Emir Sahiti: Po, është një emocion i madh sepse jam pjesë e një klubit shumë të madh dhe jam shumë i lumtur.

“Bota sot”: Tash e një kohë në ‘Poludin’ e bukur, sa jeni ambientuar dhe çfarë u ka lënë përshtypje?

Emir Sahiti: Jam ambientuar shumë mirë, me pëlqen gjithçka këtu, përshtypje janë tifozët.

“Bota sot”: Tifozët “Torcida” iu motivojnë shumë?

Emir Sahiti: “Torcida” është lojtari i 12-të për ne dhe një motivim që nuk përshkruhet.

“Bota sot”: Në Hajduk luan edhe shqiptari nga Kosova, Ardian Ismajli, sa komunikoni dhe cilat janë raportet me të?

Emir Sahiti:  Luan edhe lojtari nga Kosova, komunikimi ynë është i shkëlqyer, gjithmonë jemi së bashku dhe vetëm një sy gjumë na ndanë.

“Bota sot”: Çfarë premtoni si sulmues te Hajduku?

Emir Sahiti: Por besoj që me aftësitë e mija do të kem një sezon të shkëlqyer.

“Bota sot”: A keni frikë nga konkurrenca brenda klubit?

Emir Sahiti: Jo, nuk kam frikë, konkurrenca me bën vetëm më të fortë.

“Bota sot”: Paraqiteni edhe për kombëtaren e Shqipërisë U-21, kalimi te skuadra e parë e Hajdukut, a është një sinjal se shumë shpejt do të ftoheni edhe nga përzgjedhësi Christian Panucci në kombëtaren e Shqipërisë A?

Emir Sahiti: Luaj për kombëtaren e shpresave por jam shumë i ri, vetëm 19 vjeç, megjithatë futbollit nuk i dihet dhe shumë shpejt pres të jem në Kombëtaren A.

“Bota sot”: Si e sheh Hajdukun në vazhdim të kampionatit kroat, skuadër që po kalon momente jo të mira, asnjë fitore në pesë takime, tri barazime e 2 humbje?

Emir Sahiti: Besoj që rilindja ka me filluar dhe kemi me marr vetën shumë shpejt dhe të ngjitemi në tabelë, ku e kemi vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...