Rrëfimet e një menaxheri, nga prostitutat te familja Moggi dhe Zidane

Futboll

Rrëfimet e një menaxheri, nga prostitutat te familja Moggi dhe Zidane

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 07:14
Marc Roger

Ka qenë menaxheri më i rëndësishëm i futbollit francez, nga Henry tek Anelka, nga Blanc te Makelele, duke kaluar për nga Vieira. Më pas, ka ardhur rënia, si drejtues i skuadrës zvicerane të Servettes që solli burgosjen e tij për 18 muaj dhe një akuzë për falsifikim bilanci. Marc Roger, 54 vjeç, ka shkuar në librari me një libër kujtimesh për vitet e lavdishme të karrierës, i pasur me anekdota edhe mbi futbollin italian, që në atë kohë ka qenë eldorado e futbollit ndërkombëtar.

Mes rrëfimeve të ish-menaxherit bie në sy një pjesë ku flitet për mbrëmjen e gjysmëfinales së Championsit mes Nantes dhe Juventusit të Deschamps në 1996-ën. Në Torino, në hotel “Palace”, Roger shikon rreth orë 1 të natës “një brune të bukur që shkon drejt e tek ashensori”. Menaxheri ka kërkuar informacione në lidhje me të dhe kamerieri i është përgjigjur se ishte “call-girl” (prostituta) e thirrur për të qetësuar arbitrat e ndeshjes.

Mbetet për t’u kuptuar se kush e ka marrë në telefon. Duke qëndruar në Torino, ish-menaxheri ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me shitjen e Zidane te Real Madrid. Sipas Roger, oferta e parë e Real ka qenë 67 milionë euro dhe familja Moggi, baba dhe djalë, e dinin se do të vinte një më e lartë me 7 milionë euro më shumë: “Falë kësaj rritjeje të sforcuar të çmimit Juventus i ka paguar një komision djalit të emëruar nga babai si ndërmjetës i bardhezinjve për këtë operacion”. Rreth 12 milionë euro.

Duke u zhvendosur në Spanjë, Roger ka rrëfyer më pas sesi ka arritur të lirojë Makelelen nga Celta Vigo për ta çuar te Real Madrid: “Për të detyruar Vigon, kam bërë një denoncim në komisariat ku kam thënë se tifozët kishin goditur me gurë makinën e lojtarit, por në të vërtetë makinën e kisha goditur unë, në marrëveshje me Makelelen natyrisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat