Pique: City dhe Guardiola do ta mbrojnë titullin e Ligës Premier

Futboll

Pique: City dhe Guardiola do ta mbrojnë titullin e Ligës Premier

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 09:04
Gerard Pique dhe Pep Guardiola

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se Manchester City do të mbrojë titullin e Ligës Premier këtë sezon dhe ka mbështetur ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, për të cilin mendon se po bënë një punë të mirë.

Pique, një fitues i shumëfishtë i La Ligas, e di saktësisht se çfarë duhet për të arritur tituj të brendshëm.

Ai ka arritur këtë sukses disa herë nën kujdesin e Guardiolës gjatë kohës së tyre që e kaluan së bashku në Kataluni.

Dhe pasi Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt supremacisë në Ligën Premier, Pique mendon se Guardiola do ta bëjë të njëjtën gjë këtë sezon.

Pavarësisht nga rivalizimi i Liverpoolit dhe Chelseat, të përforcuar ndjeshëm gjatë verës, Pique mendon se Qytetarët do ta mbrojnë titullin.

“Liverpooli është një ekip i madh dhe do të jetë kundërshtari i Guardiolës, pasi ata kanë lider të mëdhenj, por do ta shohim sfidën”.

“Nuk e di se kush do të fitojë”.

“Për mua, City është diçka më shumë favoritë, por në Champions kurrë nuk mund ta dini”, ka thënë Pique në një intervistë për gazetën AS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat