Platini: Nuk e kuptoj transferimin e Ronaldo-s tek Juventus

Futboll

Platini: Nuk e kuptoj transferimin e Ronaldo-s tek Juventus

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:06
Platini dhe Ronaldo

Micel Platini, i cilësuar si lojtari më i mirë i historisë i dalë nga Franca i cili ka qenë në krye të Uefa-s nga 2007 deri 2015, ka folur për gazetën e mirënjohur franceze L’Eqipe dhe ka rrëfyer se nuk e kupton pse Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid për të shkuar tek Juventus.

“Mendoj se është e çuditshme që në moshën 33-vjeçare ai të largohet nga Real Madridi i tij, ku ka fituar tri herë radhazi Champions League, për të nisur një aventurë të re,” shprehet francezi.

“Kur unë isha 32 vjeç shumë ekipe më kërkonin, por dola në pension pasi isha i lodhur,” shton ai.

Platini gjithashtu ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si është bërë transferimi, duke thënë se nuk e dinte nëse Juventus kishte kontaktuar sulmuesin apo Mendes klubin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat