Panucci: Do të ishte ëndërr ta drejtoja Romën

Futboll

Panucci: Do të ishte ëndërr ta drejtoja Romën

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 12:11
Christian Panucci

Trajneri i Kombëtares së Shqipërsisë, Christian Panucci e ka pranuar se të bëhet trajner i Romës një ditë “do të ishte një ëndërr”.

Ish-mbrojtësi italian ka luajtur për Giallorossët gjatë karrierës së tij, dhe aktualisht është përgjegjës i ekipit kombëtar shqiptar.

Koha e kaluar te skuadra kryeqytetase i ka lënë mbresa Panuccit.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Panucci ka theksuar se do të donte të trajnonte klubin italian një ditë.

“Është e bukur kur ktheni kokën dhe e shihni ku keni luajtur “, ka thënë fillimisht Panucci.

“Roma në veçanti do të ishin një ëndërr për përvojën që kisha përjetuar”.

“Unë dëshiroj që Di Francesco të qëndrojë për shumë vite, por unë shpresoj që më shpejt ose më vonë jeta dhe fati të më marrin atje”, përfundoi italiani.

Ndryshe, Panucci gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha si Interi, Milani dhe Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat