Ademi mungon në ndeshjet e shtatorit

Futboll

Ademi mungon në ndeshjet e shtatorit

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:26
Lëndimet, Ademi mungon në ndeshjet e shtatorit

Tashmë gjithçka është zyrtare pasi kontrollet mjekësore në Zagreb, kanë dalë në përfundimin që Arijan Ademi, do të jetë jashtë fushave të blerta për së paku katër javë.

Në bazë të raporteve mjekësore mesfushori Ademi,  nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë, me Gjibraltarin dhe Armeninë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Ademi në ndeshjen Dinamo Zagreb – Young Boys nga loja u largua në minutën e 32-të, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai për shkak të lëndimit të muskulit. Trajneri i Maqedonisë, Angellovski një ditë më parë në takimin  me gazetarë bëri të ditur se nëse rezultatet e Ademit do të jenë negative, ai në vend të këtij mesfushori nuk do të ftojë asnjë futbollist të ri në përfaqësuese për këto dy ndeshje të shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat