Operohet pas tërbimit në pankinë

Futboll

Operohet pas tërbimit në pankinë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:29
Eusebio Di Francesco

Trajneri i Roma-s Eusebio Di Francesco ka nevojë të operohet, pasi goditi me grusht pankinën teksa ekipi i tij barazoi ndaj Atalanta-s.

Ujqërit përmbysën rezultatin nga 3-1 në 3-3 gjatë mbrëmjes së hënë, me Kostas Manolas që ishte heroi i ndeshjes.

Trajneri nuk ishte i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij, dhe ka goditur me grushte murin prej xhami të pankinës.

Por kjo i ka kushtuar shumë trajnerit italian, teksa Tuttomercatoweb raporton se ai operuar pas ka një frakturë në dorën e majtë.

Operacioni është bërë me narkozë, dhe trajneri i kryeqytetasve është larguar nga spitali të njëjtën ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat