Interi duhet të ndryshojë drejtim

Futboll

Interi duhet të ndryshojë drejtim

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:47
Interi duhet të ndryshojë drejtim

Interi duhet të ndryshojë drejtim sa më shpejt të jetë e mundur. Pas humbjes me Sassuolon dhe barazimit me Torinon, zikaltrit do të kërkojnë fitoren e parë kundër Bolognas në “Dall’Ara”.

E këtë javë Spalletti do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje. Nainggolan, Perisic, Politano, Keita e Lautaro Martinez.

Perisic është i padiskutueshëm në formacionin titullar. Edhe kur nuk është në gjendjen më të mirë, kroati ka ditur të japë paraqitje mjaft pozitive, duke qenë një pikë kyçe në skuadër.

Një tjetër lojtar i rëndësishëm është dhe blerja më e goditur për Interin këtë verë, Radja Nainggolan. Belgu nuk e ka luajtur akoma ndeshjen e parë si titullar, por prania e tij në fushë mund të ndryshojë krejtësisht fatin e një ndeshjeje.

Nuk duhet harruar as Matteo Politano. Ish-lojtari i Sassuolos ka dhënë energji e cilësi, por gjithashtu ka aftësinë për të luajtur si sulmues i dytë, pas shpinës së kapitenit Icardi.

E sa i përket Balde Keitas dhe Lautaro Martinezit, të cilët nuk kanë arritur akoma të jenë në gjendjen më të mirë, janë futbollistë të cilët mund të bëjnë diferencën.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë zgjedhjet e Spallettit ditën e shtunë, ku zikaltërve i duhet patjetër fitorja e parë për këtë kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat