Josa: Kujdes Drenicën, i ka marrë 7 pikë vjet Prishtinës

Futboll

Josa: Kujdes Drenicën, i ka marrë 7 pikë vjet Prishtinës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:49
Josa: Kujdes Drenicën, i ka marrë 7 pikë vjet Prishtinës

Prishtina e nisi me një humbje me përmbysje sezonin në Superkupë ndaj Dritës, por fitoi përballjen e vështirë në transfertë me Trepçën 89’ në javën e parë të kampionatit. Trajneri Mirel Josa është i vë nota pozitiva startit të sezonit, por vëmendja për të përmirësuar aspektet e lojës duhet të jetë maksimale.

"Në përgjithësi jam i kënaq nga skuadra por nuk është se u fitua ndeshja nga Trepçes ’89 dhe të gjitha gjërat kanë “ok”. Duhet seriozitet për të vijuar punën.

Problemet te Prishtina Josa më shumë i sheh në anën psikologjike, për t’i ilustruar merr shembull luhatjet në lojë nga pjesa në pjesë.

Kemi shumë oshilacione mes pjesëve të lojës, nuk janë fizike por psikologjike, nga etja e kundërshtarëve për të fituar. Duhet të rritim besimin ndaj vetvetes. Duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë", tha për supersport Josa.

Trajneri tiranas nuk bën dallime mes kundërshtarëve, edhe Drenicën e konsideron rivale për titull, duke kujtuar se sezonin e kaluar kjo skuadër i ka marrë 7 pikë Prishtinës.

Pse të mos e quajmë Drenicën pretendente për titull? Vjet Prishtinës i ka marrë 7 pikë. I quaj të gjitha skuadrat pretendente, duhet të jem seriozë në çdo ndeshje.

Ndërsa për çështjen e shiritit të kapitenin nuk ka asnjë dilemë.

Dallku, nëse do të jetë në gjendje për të luajtur, do të jetë edhe kapiten. Kështu ka qenë rregulli. Begaj është kapiten i dytë, këtu nuk ka asnjë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat