Presidenti i FIFA-s i drejtohet Agim Ademit

Futboll

Presidenti i FIFA-s i drejtohet Agim Ademit

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:54
Presidenti i FIFA-s i drejtohet Agim Ademit

Federata e Futbollit e Kosovës dhe presidenti Agim Ademi kanë ndërtuar miqësi dhe respekt të madh me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Pas letrës së dërguar muajin e kaluar ku presidenti Ademi kishte shprehur përgëzimet për organizimin e shkëlqyeshëm të Botërorit “Rusia 2018”, për presidentin e FIFA-s, Infantino, sot, i ka dërguar një letër presidentit Ademi, duke e falënderuar për fjalët e përzgjedhura dhe tejet emocionuese për Botërorin, me ç’rast ka uruar çdo të mirë për futbollin kosovar në të ardhmen, duke e mirëpritur takimin e radhës me presidentin Ademi në muajin tjetër në eventin “The Best FIFA Football Awards 2018” që do të mbahet në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat