Zanetti: Interi ka besim në vetvete

Futboll

Zanetti: Interi ka besim në vetvete

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 22:27
Javier Zanetti

Javier Zanetti ka siguruar se Barcelona “është më shumë se vetëm Lionel Messi” pasi që Inter ka rënë në short në grupin me katalunasit. “Ne duhet të besojmë çfarë ne po bëjmë”

Nerazzurri janë kthyer në Ligën e Kampionëve pas disa viteve, derisa mbahen mend në vitin 2010 ku kishin fituar tripletë kurse sot e kanë gjetur veten në të njëjtin grup me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV’në.

“Ne e dimë që aty në këtë garë ka skuadra shumë të vështirë dhe e dinim që do të përfundojmë në një grup të vështirë, por ne jemi përgatitur mirë”, tha zëvendës presidenti i klubit për Sky Sport Italia.

“Ne e dimë se me çfarë ekipesh të vështira do të përballemi, por ne jemi Inter dhe duhet të mendojmë pozitivisht. Barcelona është më shumë se Lionel Messi, pasi që ata kanë lojtarë të mëdhenj të cilat mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme dhe të mbajnë topin mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat