Pogba preferon Barcën para Realit

Futboll

Pogba preferon Barcën para Realit

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:03
Paul Pogba

Paul Pogba ka qenë i lidhur ngushtë me thashethemet rreth një kalimi të mundshëm te Barcelona.

Francezi duket se nuk i ka raportet si më së miri me trajnerin Jose Mourinho dhe është afër largimit nga “Old Trafford”.

Sipas “Don Balon”, Pogba nuk ka interesim për Real Madrid. Ai dëshiron të nënshkruajë me Barcelonën.

Katalunasit janë në kërkim të francezit që një kohë të gjatë dhe kalimi I Pogbas në “Camp Nou” pritet të bëhet në janar.

Francezi duket se preferon të luajë krahas Lionel Messit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat