Jurgen Klopp mezi pret përballjet në Ligën e Kampionëve

Futboll

Jurgen Klopp mezi pret përballjet në Ligën e Kampionëve

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:35
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kujtuar kohën kur është përjashtuar gjatë ndeshjes me Napolin, derisa pret një ndeshje “interesante” me PSG dhe një udhëtim të vështirë në Beograd.

Liverpool, PSG, Napoli dhe Crvena Zvezda po konsiderohet një grup i vdekjes derisa trajneri i Liverpool është duke i pritur këto ndeshje krahhapur.

“Që të jem 100 për qind i ndershëm, nuk ishte grupi që e kisha dashur por këto gjëra priten. Pritja një grup të vështirë, ne kemi pasur grupe të vështira por për këtë është Liga e Kampionëve”, ka thënë Klopp për liverpoolfc.com.

“PSG janë njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe mendoj që synim i tyre është ta fitojnë Ligën e Kampionëve, kështu që do ti kemi dy ndeshje interesante”.

Liverpooli e mundi Napolin e Carlo Ancelottit me rezultat 5-0 në miqësore parasezonale, por trajneri i Napolit sapo kishte filluar punën në skuadër.

“Napoli? Ne fituam në ndeshjen parasezonale, por duhet ta pranojmë që këto dy ndeshje do të jenë tërësisht ndryshe. Kam qenë në Napoli me Dortmundin, këshjtu që e di çfarë atmosfere mbizotëron atje. Në fakt, është vendi ku u suspendova. Tani mund t’ja dal më mirë”.

“Crvena Zvezda, i shikova mbrëmë. Ata kaluan në presion dhe pres sidomos në stadiumin e tyre një situatë shumë të tensionuar”, ka thënë Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat