Marotta: Juventusi favorit, s’duhet të fshihemi

Futboll

Marotta: Juventusi favorit, s’duhet të fshihemi

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 00:52
Drejtori Sportiv i Juventusit, Beppe Marotta

Drejtori Sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka thënë se Juventusi nuk duhet të fshihet nga fakti se është një nga favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve, sidomos pas transferimit të Cristiano Ronaldos.

Në Grupin H kampioni italian do të përballet me Manchester Unitedin, Valencian e Young Boysin, transmeton Koha.net.

“Ky është një turne ku një rezultat i vetëm mund të jetë vendimtar, prandaj asnjëherë s’mund të relaksohemi. Nuk e di nëse ne jemi favoriti, por jemi në mesin e tyre dhe prej kësaj s’duhet të fshihemi. Transferimi i Ronaldos është i jashtëzakonshëm. Donim të rrisnim kualitetin e skuadrës për të realizuar ëndrrën, por shpresojmë se do të bëhet realitet”, është shprehur Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat