Presidenti i Lyonit, Aulas: Chelsea refuzoi nënshkrimin e Fekirit

Futboll

Presidenti i Lyonit, Aulas: Chelsea refuzoi nënshkrimin e Fekirit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 06:27
Nabil Fekir

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka konfirmuar se Chelsea ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Nabil Fekir gjatë verës.

25-vjeçari francez ishte i destinuar për tu transferuar këtë verë në futbollin anglez apo më saktë në Ligën Premier.

Liverpooli mendohej se ishte skuadra e cila e fitojë garën, por në fund vendosën për të mos nënshkruar me yllin francez, i cili thuhet se nuk i kaloi testet mjekësore.

Pas këtij dështimi të transferimit u përfol për një kalim të Fekir te Chelsea, por presidenti i Lyonit ka treguar se Blutë refuzuan mundësinë e nënshkrimit të tij.

“Në fillim, kur menduam për afatin kalimtar të transferimeve të verës dhe si të organizojmë skuadrën e ardhshme, menduam se ai ishte praktikisht i larguar”, ka thënë fillimisht Aulas për Football News France.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi qenë në gjendje t’i përshtatim gjërat”.

“Ne folëm me përfaqësuesit e Chelseat, dhe ata nuk kishin asnjë interesim në të”.

“Prej atëherë e kemi kuptuar se mund të ndryshonim planet tona, pra me qëndrimin e Fekirit”, përfundoi presidenti i Lyonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat