Vdes Bushi!

Futboll

Vdes Bushi!

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 11:24
Ilustrim

Në moshën 76 - vjeçare, ka ndërruar jetë Ali Bushi, prizrenasi që tërë jetën ia kushtoi sportit, futbollit të Kosovës.
“Ali Bushi u lind më 1942 në Prizren. Karrierën e tij futbollistike për herë të parë filloj në moshën 15 vjeçare në ekipën Odbrana.
Pas një viti vazhdoi në ekipin Metohija emri i cilës pas një kohe u shndërrua në Liria.

Ali Bushi kishte oferta të shumta për transfer nga ekipet e Republikës së Turqisë si Sariyer dhe Fenerbahçe.

Pasi shkoj në Turqi për shkak të dashurisë së madhe që kishte ndaj ekipit LIRIA nuk i pronoi ofertat e tyre dhe u kthye në Prizren ku vazhdoj të luaj në mënyrë aktive deri në vitin 1976.

Në vitin 1968 dy herë luajti në Skuadrën Kombëtare Ushtarake Jugosllave.

Deri në vitin 1989 ishte trajner në ekipet Progres Export dhe Liria.

Nga viti 1990 deri në vitin 2000 për shkak të regjimit nuk punoi.

Nga viti 2003 deri në vitin 2006 i trajnoj ekipet futbollistike të Progres Exportit dhe Zhurit.

Ali Bushi me personalitetin e tij modest që kishte në jetën 45 vjeçare në futboll i trajnoi dhe i ngriti profesionalisht duke i dhuruar Prizrenit dhe Kosovës dhjetëra futbollist si: Bedridin Gjinali, Behajdin Gjinali, Ehat Oreshka, Kujtim Shala, Ismajl Berisha e shumë të tjerë.
KF Liria i shprehë ngushëllime familjes BUSHI dhe te gjithë miqëve dhe te njohurve të të ndjerit.
Varrimi i të ndjerit bëhet të premten në Prizren”, bëhet e ditur nga KF Liria. “Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen e Ali Bushit,  ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Aliut ishte jashtë zakonisht  i madh në zhvillimin e  futbollit të Kosovës, i cili gjithë jetën e vet ia kushtoi futbollit të Kosovës. Veç që ishte një futbollist i spikatur, që nisi si 15 vjeçar të luajë futboll, Aliu ishte edhe një atdhetar i madh dhe e deshi shumë Kosovën, sepse kush do të refuzonte gjigantët e mëdhenj evropian sidomos ata turk, veç tij. Aliu dha një kontribut të madh në ngritjen e futbollistëve  si Bedredin Gjinali, Ehat Oreshka, Kujtim Shala, Ismajl Berisha e shumë e shumë të tjerë. Prandaj Kosova e në veçanti Prizreni do ta kujtojë veprën e tij si futbollist, atdhetar dhe mik  i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, shpreh ngushëllimet Agim Ademi, kryetar i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat