Shqiptarët e Arsenalit në grup me Sportingun

Futboll

Shqiptarët e Arsenalit në grup me Sportingun

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:46
Ilustirm

Në Monaco është hedhur shorti për fazën e grupeve të Europa League në futboll, ndërsa ndeshjet e para luhen me 20 shtator.  Shqiptarët e Arsenalit, Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, nuk janë në grup aq të fortë, ku janë në grupin E me Sportingun nga Lisbona, Qarabag i Ansi Agollit dhe Vorskla-n e Ardin Dallkut.

Arsenali është favoritë i madh dhe pret pa vështirësi ta kalon grupin. Karakteristikë është se në këtë grup janë tri skuadra që në petkun e tyre kanë shqiptarë, krahas Arsenalit, edhe Ansi Agolli luan me Qarabagun nga Azerbajxhani dhe Ardin Dallaku (vëllai i Armendit, ish lojtar i kombëtares së Shqipërisë) me Vorksla Poltava nga Ukraina.  Ndërkaq, skuadra italiane Lazio është në grup jashtëzakonisht të fortë apo siç quhet në zhargonin sportiv grupi i “vdekjes”.

Ata janë në grupin H me Marseillen, Eintracht Frankfurt dhe Apollon Limassol. Lazio ka në mesin e saj tre shqiptarë, si portierin e dëshmuar Thomas Strakosha,  anëtar i kombëtares së Shqipërisë, pastaj reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha dhe ai i Danimarkës, Riza Durmishi. Për Lazion janë tri ndeshje të vështira sidomos me Marseillen e Eintracht, por me optimizëm se do të zënë dy vendet e para.  

Skuadra zvicerane Zurich ka gjashtë shqiptarë në petkun e saj dhe është në grupin A, grup mjaft i vështirë, ku garojnë Bayer Leverkuseni, Ludogorets dhe AEK Larnaca.  Toni Domgjoni, Izer Aliu, Lavdërim Rexhepi, Mirlind Kryeziu, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, luajnë për Zurich-un. FC Zurich ka gjasa të mira pr të arritur në dy vendet e para, pasi që mund të ia del me Ludogoretsin nga Bullgaria dhe AEK Larnaca nga Qipro, por rival më i vështirë është Bayer Leverkusen.  Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Dinamon e Zagrebit janë në grupin D, ku janë edhe Anderlecht, Fenerbahce dhe Trnava. Një grup mjaft i vështirë por jo edhe i pakalueshëm.

Në grupin F janë disa skuadra mjaft të forta, si shtatë herë kampioni i Evropës, Milani, pastaj skuadra më e trofeshme greke, Olympiakos, si dhe Betis nga Spanja dhe befasia më e këndshme, Dudelange nga Luksemburgu. Milani dhe Olympiakosi konsiderohen si favoritë, pa lënë anash edhe Betisin.

Në grupin L, Chelsea është superfavoritë, e cila do të ballafaqohet me PAOK-un nga Greqia, BATE nga Bjellorusia dhe Vidi nga Hungaria. Megjithatë si gjithmonë befasitë janë të pashmangshme dhe ndonjë skuadër do të luftojë që nga plani i dytë t’i befasojë të gjithë.  Në fakt, siç shihet edhe për skuadrat ku luajnë shqiptarët nuk është lehtë me përjashtim të Arsenalit, të tjerat janë në grupe shumë të vështira.

Grupi A

Bayer

Ludogorets

Zurich

AEK Larnaca

Grupi B

Salzburg

Celtic

Leipzig

Rosenborgu

Grupi C

Zenit

Copenhagen

Bordeaux

Sllavia (P)

Grupi D

Anderlecht

Fenerbahce

Dinamo (Z)

Trnava

Grupi E

Arsenali

Sportingu

Qarabag

Vorksla

Grupi F

Olympiakos

Milani

Betis

Dudelange

Grupi G

Villareal

Rapidi (V)

Spartak (M)

Rangers

Grupi H

Lazio

Marseille

Eintracht (F)

Apollon Limassol

Grupi I

Besiktas

Genk

Malmo

Sarpsborg

Grupi J

Sevilla

Krasnodari

Standard Liege

Akhisar

Grupi K

Dynamo (K)

Astana

Rennes

Jabllonec

Grupi L

Chelsea

PAOK

BATE

Vidi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat