Kështu rregullohet fusha e futbollit në një fshat të Kosovës

Futboll

Kështu rregullohet fusha e futbollit në një fshat të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:32
Kështu rregullohet fusha e futbollit në një fshat të Kosovës

Bashkimi nga Koretini, fshat nga Komuna e Dardanës, ka ambicie të mëdha në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Në faqen e klubit është publikuar një foto ku shihet se si rregullohet fusha para ndeshjes kampionale. “KF Bashkimi Koretin, ka përfunduar përgatitjet e nevojshme për të startuar në këtë vikend. Tereni është i gatshëm dhe tani i pranuar nga komisioni i FFK-se për pranimin e fushës.

Të gjitha detyrat e dhëna tani më janë kryer me sukses. Faleminderit Avdi Haxhiu, Visar Thaqi, Bekim Basha, Armend Canaj, Armend Haxhiu, Ilirian Berisha, Behar Rexha, Sejdi Basha, Isah Hoda, Beqir Canaj dhe shumë e shumë të tjerë. Faleminderit Avdulla Basha dhe shumë të tjerë. Faleminderit edhe shumë koretinasve të tjerë”, thuhet në faqen e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat