Luis Enrique “revolucionarizon” kombëtaren e Spanjës

Futboll

Luis Enrique “revolucionarizon” kombëtaren e Spanjës

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:44
Luis Enrique

Luis Enrique nis zyrtarisht punën në drejtimin e përfaqësueses spanjolle. Trajneri asturian publikoi këtë të premte listën e 24 futbollistëve të grumbulluar, për ndeshjet që formacioni “La Roja” do të luajë me Anglinë dhe Kroacinë për Ligën e Kombeve.

Ajo që bie në sy është fakti se, Luis Enrique ka bërë ndryshime të mëdha në skuadër, duke lënë jashtë ekipi lojtarë që kanë pasur shumë rëndësi për Spanjën.

Kështu, 48-vjeçari ka lënë jashtë lojtarë si Jordi Alba i Barcelonës dhe Koke i Atleticos së Madridit, ndërkohë që nuk e ka injoruar Sergi Roberton, që është një ndër risitë e Spanjës së tij. Po kështu është kthyer në kombëtaren spanjolle edhe mbrojtësi Raul Albiol.

Luis Enrique ka preferuar në listën e tij që t’u krijojë hapësira të rinjve si Ceballos, Suso, Pau Lopez apo Gaya. Në të njëjtën kohë, te “La Roja” spikat edhe prania e Ceballos, edhe pse po vuan një dëmtim. Sipas Luis Enriques, Ceballos është në skuadër për të njohur dinamikën e kombëtares dhe për të fituar moral për riaftësimin.

Një tjetër e re për përfaqësuesen spanjolle është edhe rikthimi në skuadër i sulmuesit Alvaro Morata, të cilin Lopetegui e la jashtë Botërorit të Rusisë kur ishte në pankinën e Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat