Sadriu apo djaloshi i Shkëndijes, në kombëtaren U-21 të Kosovës

Futboll

Sadriu apo djaloshi i Shkëndijes, në kombëtaren U-21 të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2018 Në ora: 16:26
Sadriu apo djaloshi që nuk ka më shumës e 17 vjet, në kombëtaren U-21

Nuk ka më shumë se 17 vjet por është një emër i respektuar i futbollit. Ky është djaloshi ferizajas, Leard Sadriu, që luan për kampionin dhe fituesin e Kupës së Maqedonisë, Shkëndijen nga Tetova.  Një qendërmbrojtës i jashtëzakonshëm, që i jep siguri ekipit dhe gjithmonë “problematikë” për sulmuesit! Leardi ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Kosovës U-17, atëkohë përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, i mirënjohur Besnik Kollari, kishte thur elozhe për të.

Image

Rafet Prekazi e Erdogan Celina

Nuk vonoi shumë, vjen oferta nga Shkëndija dhe firmosi për klubin më të organizuar e më të suksesshëm në shqiptari në vitet e fundit. Leardi bie në sy të përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës U-21, Rafet Prekazi dhe ftohet për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian, e cila luhet me 7 shtator kundër Irlandës. Prekazi, një emër i njohur i futbollit, i takon gjeneratës së artë të Prishtinës dhe të Trepçës në periudhën e viteve të 80-ta, një trajner që ka ndërtuar një kombëtare të fuqishme.

Për Leardin pa dyshim se është një kënaqësi që në moshë të re të ftohet në kombëtaren U-21 sidomos nga Prekazi, nga një ish futbollist i spikatur që shijoi edhe finalen e Kupës së Marshall Titos në vitin 1978, kur me Trepçën pësuan pas 120 minutave me rezultat 1:0 nga Rijeka. Leardi shquhet me angazhim të pashoq, ka një teknikë të përsosur dhe është pjesë e skuadrës së parë të Shkëndijes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat