‘Bomba’ e Petkoviçit, fton sulmuesin nga Kosova!

Futboll

‘Bomba’ e Petkoviçit, fton sulmuesin nga Kosova!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2018 Në ora: 17:32
‘Bomba’ e Petkoviçit, fton sulmuesin nga Kosova!

Pa Valon Behramin dhe Blerim Xhemailin do të paraqitet kombëtarja e Zvicrës në ndeshjen e Ligës së Kombeve dhe në një miqësore futbolli. Behrami është i pensionuar para pak kohe, ndërsa emër i ri në kombëtare është sulmuesi 21-vjeçar nga Kosova, Albian Ajeti, që luan për Baselin, njëherësh shënuesi më i mirë për edicionin e kaluar në Superligën e Zvicrës.  Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës ka ftuar katër shqiptarë, si gjithmonë yllin Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën,  po ashtu Admir Mehmedin cili mungoi një kohë shkaku i lëndimit, si dhe emri më i ri është Albian Ajeti, që mund të vlerësohet si “bombë” ftesë. 

Image

Xherdan Shaqiri

Zvicra do të luajë me Islandën me 8 shtator (18.00) në St Gallen, në kuadër të Ligës së Kombeve dhe një miqësore ndaj Anglisë (me 11 shtator, 20.00, në Leicester). Lista e Zvicrës: Yann Sommer (Monchengladbach), Roman Burki (Dortmund), Yvon Mvogo (RB Leipzig), Manuel Akanji (Dortmund), Johan Djourou (Spal), Timm Klose (Norwich City), Kevin Mbabu (Young Boys), Stephan Lichtsteiner (Arsenal), Ricardo Rodriguez (Milan), Fabian Schar (Newcastle), François Moubandje (Toulouse), Silvan Widmer (Basel), Albian Ajeti (Basel), Breel Embolo (Schalke), Edimilson Fernandes (Fiorentina), Remo Freuler (Atalanta), Mario Gavranoviç (Dinamo Zagreb),

Image

Admir Mehmedi

Admir Mehmeti (Wolfsburg), Haris Seferoviç (Benfica), Xherdan Shaqiri (Liverpool), Djibril Sow (Young Boys), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Monchengladbach) dhe Steven Zuber (Hoffenheim).

Image

Granit Xhaka

“Jam i bindur se me këtë skuadër në shtator kemi mundësi më të mirë për suksese me Zvicrën. Dera e ekipit kombëtar mbetet e hapur për të gjithë”, ka thënë mes të tjera Petkoviç..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat