Shqiptari përjashtohet nga skuadra e njohur rumune

Futboll

Shqiptari përjashtohet nga skuadra e njohur rumune

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:02
Kamer Qaka

Steaua e Bukureshtit, ose më saktë FCSB, sepse emri nuk i përket më klubit të presidentit absurd Gigi Becali, është eliminuar në turin play-off në UEFA Europa League dhe dështimi ka bërë që pronari i klubit të nisë “prerjen” e kokave. I pari që e pëson është Kamer Qaka, sepse mesfushori i kombëtares sonë është përjashtuar nga ekipi, me urdhër të presidentit.

“Ia dhashë Qakën Poli Iasi-t, por ai refuzon të shkojë. I thashë që është jashtë liste, nuk është më pjesë e klubit tonë, ndaj duhet të shkojë, nuk ka ç’të bëjë”, tha Gigi Becali një ditë pas eliminimit nga Europa League, shkruan telesport.

Qaka shkëlqeu sezonin e shkuar te Poli Iasi dhe u transferua këtë verë te FCSB për 400.000 euro, ndërsa iu vendos edhe një klauzolë e çmendur prej 20 milionë eurosh për prishjen e kontratës 5-vjeçare. Ambientimi te Steaua nuk shkoi mirë dhe ndoshta klubi i njohur rumun priste që Qaka të bënte Iniesta-n apo Pirlo-n, sepse nuk shpjegohet ndryshe vendimi për të përzënë pak javë pas nisjes së sezonit.

Poli Iasi e pret krahëhapur, aq më shumë që Qaka te FCSB ishte i rrethuar, me 5 mesfushorët të tjerë shkatërrues në ekip: Pintilii, Filip, Ovidiu Popescu, Nedelcu e Zlatinski. Këtë sezon Qaka luajti 7 ndeshje për FCSB, 5 në kampionat e 2 në Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat