Mesut Ozil merr një ofertë interesante nga Cardiffi

Futboll

Mesut Ozil merr një ofertë interesante nga Cardiffi

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 19:58
Mesut Ozil

Ish lojtari i Gjermanisë do të shkëlqej nën urdhrat e Unai Emery, sipas menaxherit të Cardiff Neil Warnock, por trajneri ka një zgjidhje për të nëse ai dështon

Neil Warnock nuk ka dyshim që Mesut Ozil do të luan mirë nën urdhrat e Unai Emery në Arsenal – por nëse nuk ja del atëherë plejmejkeri është i mirëpritur në Cardiff City.

Ozil nuk luajti kundër West Ham javën e kaluar shkaku i gripit, me trajnerin Emery që u detyrua të mohojë se nuk e ka ftuar ish yllin e Real Madridit për shkaqe taktike në skuadër.

Gjermano-turku ka pasur një periudhë tepër të vështirë për shkak të kritikave të shumta edhe në Gjermani edhe në Arsenal, por Warnock e mbështet atë dhe beson se ai shpejt do të kthehet.

“Lojtarët luajnë për menaxher të ndryshëm, kështu që për çfarëdo arsye, me disa të tjerë nuk ja donë”, tha ai.

“Kur jeni një top lojtarë si Ozil – e sheh që i ka bërë të gjitha deri me tani – është vetëm çështje kohe kur lojtarët e tillë të rikthehen”.

I pyetur se a beson se Ozil do të luan në kryeqytetin e Wales, Warnock me humor është përgjigjur: Kam mjaftueshëm shqetësime. Ai mund të vjen dhe të luaj për mua nëse dëshiron”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat