Dortmund barazon në Hannover

Futboll

Dortmund barazon në Hannover

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 22:40
Reus

Dortmund ka dështuar që të fitojë në ndeshjen e dytë në Bundesligë. Ata luajtën në transfertë të Hannoveri, por pavarësisht se rrehen dy herë shtyllën nuk arritën që të kalojnë në epërsi.

Pjesa e parë i ka takuar më shumë Hannoverit, të cilët patën posedimin dhe disa herë sulmuan në drejtim të portës se Burkit.

Megjithatë, Borussia Dortmund u tregua shumë e rrezikshme në fund të pjesës së parë, ku Reus goditi shtyllën në minutën e 41’të pas një superaksioni të Dortmundit.

Megjithatë, pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.

Edhe pjesën e dytë Hannover ja nisi më mirë por ishte Dortmund që pas minutës se 50’të e merr dhe në minutën e 55 qëllon shtyllën.

Edhe minutat në vazhdim ishin të njëjtë, me dy skuadrat që nuk arrinin të krijonin aksione dhe të cilat përfundonin në mesfushë.

Kështu Dortmund dështon të fitojë në transfertë kundër Hannoverit, ndërkohë që në javën e kaluar ata kishin mundur me rezultat 4-1 Leipzigun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat