Fjalët e para të Grezdës si lojtar i Rangers

Futboll

Fjalët e para të Grezdës si lojtar i Rangers

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 09:06
Eros Grezda

Mesfushori i krahut me tipare sulmuese, Eros Grezda, edhe zyrtarisht është futbollist i Glasgow Rangersit.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me gjigantët skocez.

Ai do të punojë nën urdhrat e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard. Grezda u transferua nga Osijeku i Kroacisë për shumën që nuk është bërë e ditur.

Talenti i Kombëtares shqiptare tha se ishte momenti i duhur për të bërë një hap më të madh në karrierë.

“Mendoj se është koha e duhur për mua, në moshën 23-vjeçare, të transferohem te një klub i madh si Rangers. Ky është hap i madh në karrierën time dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Grezda.

Kurse Gerrard, legjenda e Liverpoolit – ka vetëm fjalë të mira për shqiptarin.

“Ai është lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan atë. Është vërtetë i shpejtë, shumë direkt dhe vjen me përvojë ndërkombëtare”, deklaroi Gerrard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat