Klopp: Nëse ndodh kjo, Liverpool shpallet kampion në Premierligë

Futboll

Klopp: Nëse ndodh kjo, Liverpool shpallet kampion në Premierligë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 09:27
Jurgen Klopp

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka analizuar shanset e skuadrës së tij për titull të kampionit në Premierligë.

Jurgen Klopp ka ftuar ekipin e tij të përmirësohet në mbrojtje në mënyrë që të shfaq kandidaturë për titull në Premierligë.

Menaxheri i “Reds” ka thënë se ndeshjet pa pranuar gol fitojnë tituj.

“Është gjithmonë ashtu, fitoret pa pranuar gol ju shpallin kampion, mendoj se është një prej ligjeve më të vjetra në futboll”, deklaroi Klopp për “Sky Sports”.

“Mund të jeni ekipi më i mirë në botë në sulm por nëse vazhdimisht pësoni dy ose tre gola për ndeshje, nuk është e mundur t’i fitoni këto ndeshje”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat