Talenti i Bayernit, Meritan Shabani i thotë ‘po’ Shqipërisë

Futboll

Talenti i Bayernit, Meritan Shabani i thotë ‘po’ Shqipërisë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 10:10
Shabani në pesë ndeshjet e para për ekipin e dytë të Bayernit ka arritur të shënoj tre gola.

Në fundin e edicionit të kaluar në Bundesliga, Bayerni ka grumbulluar dhe aktivizuar vazhdimisht një shqiptarë.

Fjala është për sulmuesin e talentuar, Meritan Shabani që ka luajtur disa ndeshje në Bundesliga.

Me vetëm 19 vite, Shabani ka arritur të debutojë me ekipin e parë të Bayernit dhe kjo konsiderohet një arritje e madhe.

Por sulmuesi nga Kosova ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij se me kë do të luaj, Kosovën, Shqipërinë apo Gjermaninë.

Ditën e djeshme në Konferencën për shtyp të Kombëtares së Shqipërisë U21, trajneri Alban Bushi ka konfirmuar se Shabani është afër Shqipërisë A.

“Di që është afër Kombëtares A. Kaq mund të them momentalisht”, ishin fjalët e Bushit për Shabanin.

Për 19-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Përfaqësuesja e Kosovës por edhe grupmoshat e Gjermanisë.

Shabani në pesë ndeshjet e para për ekipin e dytë të Bayernit ka arritur të shënojë tre gola.

Kujtojmë se muaj më parë Shabani nënshkroi kontratë profesionale me Bayernin deri në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat