Ceferin: Ronaldo mungoi në mbrëmjen gala, jo për arsyen që mendoni ju

Futboll

Ceferin: Ronaldo mungoi në mbrëmjen gala, jo për arsyen që mendoni ju

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 10:21
Aleksander Ceferin

Të gjithë e vunë mungesën e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga UEFA!

Disa prej mediave shkruanin se portugezi ka marrë një vendim të tillë, pasi e kishte mësuar më herët se nuk do të fitonte çmimin “futbollisti më i mirë i vitit”, por një teori e tillë është hedhur poshtë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se 33-vjeçari ka lajmëruar që nuk do të vinte vetëm pak orë përpara nisjes së ceremonisë, duke mos dhënë asnjë arsye specifike.

“Është e vështirë të thuhet, prisnim që ai të vinte dhe disa orë para se të fillonin na njoftonin se nuk do të vinte. Kjo është ajo që di, çdo pyetje për Cristiano Ronaldon duhet t’ia bëni atij, jo mua. Ndoshta i ndodhi diçka e papritur, më lejoni të jem optimist”, u shpreh kreu i UEFA.

Ceferin ka bërë të ditur se njoftimi për mungesën e tij erdhi nga ekipi i Juventus dhe jo nga vetë lojtari, duke theksuar se ky i fundit nuk pati asnjë kontakt me asnjë nga organizatorët e mbrëmjes gala, ku dhe fitoi çmimin “sulmuesi më i mirë i vitit”. Gjithashtu, ka hedhur poshtë të gjithë thashethemet, sipas së cilave, lojtarë informohen paraprakisht se cili prej tyre do të fitojë çmimin.

“Ata nuk e dinë se kush është fituesi, është më interesante. Modric ishte krejtësisht i çuditur, i befasuar; është shumë e rëndësishme për mua që të di një gjë: që trajnerët e Ligës së Kampionëve dhe Europa League dhe 55 gazetarë nga 55 vende të hedhin vetëm 1 votë “, përfundoi numri një i UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat