Shokohet Arsenal, Ozil kalon tek rivali nga Premierliga

Futboll

Shokohet Arsenal, Ozil kalon tek rivali nga Premierliga

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 11:13
Mesut Ozil

Trajneri i Cardiff, Neil Warnock, ka lëshuar një deklaratë surprizë në lidhje me Mesut Ozil.

Trajneri veteran i skuadrës uellsiane, është shprehur: “Nëse ai dëshiron mund të vijë të luaj për mua”. Këto deklarata trajneri i Cardiff i ka bërë gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Arsenal, që do të luhet të dielën.

Neil Warnock është shprehur se, ish-ndërkombëtari i Gjermanisë, Mesut Ozil, do të rikthehet të luaj sërish mirë me Arsenalin nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

“Lojtarët luajnë për disa trajner të caktuar dhe, për çfarë do arsye, me të tjerët nuk bëjnë”-tha ai, ndonëse ka shtuar se “nëse gjërat nuk shkojnë mirë, do e mirëprisja lojtarin në Cardiff City”.

Trajneri i skuadrës nga Uellsi ka shprehur ndërkohë lëvdatat për homologun e tij te Arsenal, Unay Emery. “Më pëlqen Emery, mendoj se ai ka vizion të madh dhe ka disa lojtarë të mirë”-ka thënë Neil, pa harruar të komentojë dhe paraardhësin e Emery, Arsen Venger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat