Enrique përjashton Jordi Alba-n nga kombëtarja

Futboll

Enrique përjashton Jordi Alba-n nga kombëtarja

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 11:14
Enrique dhe Jordi Alba

Spanjolli Jordi Alba e ka shfaqur talentin e tij në Barcelonën e Ernesto Valverdes, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ish-trajnerin e Barcelonës, tani trajneri i Kombëtares së Spanjës, i cili e ka lënë jashtë listës së lojtarëve për ndeshjet e radhës së Spanjës.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës e ka emëruar skuadrën e tij të parë për Spanjën, përmes së cilës e ka bërë të qartë se marrëdhënia me ish-lojtarin e tij, Jordi Alba, vazhdon të jetë e keqe, duke mos e ftuar atë fare.

Ky vendim i Enrique vjen si befasi pasi që Jordi Alba ka treguar formë të jashtëzakonshme gjatë sezonit të kaluar, si dhe ndeshjeve të këtij sezoni që janë zhvilluar deri më tani.

Megjithatë, Enrique nuk e kishte pëlqyer Alban as gjatë kohës kur ai ishte trajner i Barcelonës. Në sezonin e tij të fundit me katalonasit, Enrique e ndryshoi formacionin nga sistemi 4-3-3 në 3-4-3, duke e larguar kështu nga ekipi i parë Alban.

Pasi ishte lënë jashtë skuadrës së Barcelonës, gjatë kohës kur ishte me Spanjën, Jordi Alba e kishte bërë se nuk ndihej mirë në Barcelonë.

“Këtu, me Kombëtaren e Spanjës, e ndiej besimin e trajnerit. Për mua, ky është kompliment dhe kam shumë besim. Nuk ndihem kështu edhe në Barcelonë”, kishte thënë Alba.

Kjo deklaratë e tij e kishte vënë në presion trajnerin Enrique dhe ai e futi përsëri Alban në formacion të parë, megjithatë e bëri të qartë se sapo të përfundonte sezoni, ai do të largohej.

Enrique dhe Alba u morën vesh që të vazhdojnë të bashkëpunojnë derisa të largohet Enrique, mirëpo tani duket se strategu spanjoll është duke mbajtur mëri.

Kur u pyet nga gazetarët për vendimin e tij, trajneri i Kombëtares së Spanjës, nuk pranoi të japë detaje se pse e kishte lënë jashtë skuadrës Alban, i cili kishte qenë pjesë e Kombëtares që nga viti 2012.

“Dua të flas vetëm për lojtarët të cilët janë zgjedhur. Nuk dua të diskutoj për ata që nuk janë zgjedhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat