Coutinho zbulon dëshirën e madhe të Neymar

Futboll

Coutinho zbulon dëshirën e madhe të Neymar

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 13:03
Neymar dhe Coutinho

Neymar ka si dëshirën më të madhe të rikthehet te Barcelona, ka bërë të ditur sot, “Don Balon”.

Sulmuesi i Brazilit u largua nga Barcelona për te Paris Saint Germain, në verën e kaluar, për 222 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë i historisë së këtij sporti, por në verën e ardhshme ai mund të lëvizë në aksin e kundërt.

Ka qenë shoku i tij te Brazilit, Philippe Coutinho, ai që ka diskutuar për rikthimin e mundshëm të Neymar te Barcelona. Coutinho i ka thënë kapitenit blaugrana Leo Messi, se Neymar do të dëshironte te bëhej sërish pjesë e ekipit të drejtuar nga Ernesto Valverde.

Këtë verë, ai zgjodhi të luajë edhe për një sezon te PSG, por duke parë edhe interesimin e Real Madrid, është e sigurt se verën e ardhshme do të ketë një “El Clasico” për të marrë shërbimet e 26-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat