UEFA vendos rregullin e ri, të shumëpritur nga futbollistët

Futboll

UEFA vendos rregullin e ri, të shumëpritur nga futbollistët

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 13:26
UEFA

Na ishte një herë “autogoli” i Inter, që në vitin 2011 nuk mundi të regjistrojë Diego Forlan në listën e Champions League, sepse uruguajani kishte luajtur në raundin paraeliminator të Europa League me Atletico Madrid.

Një gabim që faktikisht nuk i kushtoi shumë zikaltërve, sepse u eliminuan që në 1/8-t e finaleve, por që kujton rregullin e UEFA se një futbollist nuk mund të luajë me dy klube të ndryshme gjatë një edicioni të Kupave të Europës.

Por sivjet, ky rregull ka ndryshuar. Futbollistët që do të lëvizin gjatë merkatos së janarit do të kenë të drejtën të luajnë në fazën e dytë me klubet e tyre edhe në Kupat e Europës.

Rregulli i ri do të jetë i ngjashëm me atë të klubeve: një futbollist mund të luajë me maksimumi dy ekipe gjatë një sezoni futbollistik në kampionatet e ndryshme, ose në veprimtaritë europiane të organizuara nga UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat