Kampioni i botës me Italinë: Nuk kam për të drejtuar kurrë në Serinë A

Futboll

Kampioni i botës me Italinë: Nuk kam për të drejtuar kurrë në Serinë A

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 13:35
Italia 2006

Fabio Cannavaro, kampion  bote me Italinë në Botërorin 2006, ka nisur prej kohësh karrierën si trajner, duke drejtuar në Kinë skuadrën e Guangzhou. Në Serinë A një personazh si ish-mbrojtësi “azzurr” mungon, por gjasat që Cannavaro të zbarkojë në vendlindje si trajner janë të pakta. 44-vjeçari shprehet se për momentin po shijon këtë eksperiencë në Kinë dhe se në planet e tij nuk figuron ende Italia. Madje kjo gjë mund të mos ndodhë kurrë.

“Ndihem mirë te Guangzhou. I shoh gjërat nga jashtë dhe i shoh ndryshe krahasuar me periudhën kur isha në Itali. Futbolli në Itali ka mbetur shumë vite pas krahasuar me pjesën tjetër të botës për sa i përket infrastrukturës dhe jo vetëm. Sistemi nuk funksionon më si më parë. Nuk shoh dëshirë për të ndryshuar faqe dhe për t’u rritur, ndaj është më mirë për mua të qëndroj këtu ku jam. Duhen njerëz të rinj dhe përkushtim për të rikthyer futbollin italian në majë”, tha Cannavaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat