Trajneri në krah të Qakës? Habit me përgjigjen për mesfushorin

Futboll

Trajneri në krah të Qakës? Habit me përgjigjen për mesfushorin

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 14:00
Kamer Qaka

Lajmi i kësaj jave ishte përjashtimi i mesfushorit shqiptar Kamer Qaka nga Steaua e Bukureshtit.

Futbollisti bëri mirë në takimin e fundit të ekipit rumun në kampionat ku fituan 1-4 në transfertë kundër Viitorul-it, madje mori dhe lavdërimet e presidentit Gigi Becali. Ky i fundit i habiti të gjithë kur doli publikisht para medieve dhe përjashtoi Qakën për ndeshjen e Europa Leagues dhe nga ekipi.

“Qaka është lojtari i parë që duhet të shkojë. Kam dashur ta dërgoj atë te Poli Lasi dhe ai refuzoi. Kjo është, gjithsesi, e nxora atë nga lista. Nuk kam kohë të rris fëmijë”– u shpreh numri një i klubit. Në konferencën për shtyp të trajnerit, Nicholas Dica, nuk mund të mos bëhej pyetja për mesfushorin e afruar në verë.

Trajneri u shpreh i zhgënjyer dhe theksoi faktin se ishte vendimi i presidentit të tij dhe jo dëshirë personale. “Ne kishim një diskutim me Qakën dhe presidentin për të. Fatkeqësisht, është vendimi i pronarit. U thashë të dyve mendimin tim, lojtarit dhe pronarit”, – u shpreh numri një i stolit. Dica duket i zhgënjyer me vendimin e Becalit në lidhje me Qakën, por duket se është e pakthyeshme mendja e presidentit. Karriera e Qakës futet shumë shpejt në udhëkryq, kur u mendua se do të bëhej akoma më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat