Parma-Juventus, historia favorizon miqtë

Futboll

Parma-Juventus, historia favorizon miqtë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:03
Juventus

Juventus do të kërkojë t’i japë vazhdimësi dy fitoreve të marra në dy ndeshjet e para të këtij sezoni të Serisë A mbërmjen e sotme, kur kampionët në fuqi do të zbresin në fushën e Parma-s.

Humbja 1-0 e pësuar nga verdheblutë fundjavën e kaluar në fushën e Spal, ka ardhur pas një barazimi 2-2 të marrë në shtëpi kundër Udinese-s, duke shpërdoruar një avantazh 2-0 në 25 minutat e fundit të takimit.

Megjithatë, skuadra që sapo është kthyer në Serinë A, e mbylli sezonin në Serinë B me një ecuri prej 16 ndeshjesh pa humbje në shtëpi (11 fitore, 5 barazime), kështu që ka mundësi që ata të mos presin shumë për të marrë tri pikët e para të kampionatit para publikut të tyre. Por do të jetë shumë e vështirë që ta bëjnë një gjë të tillë në ndeshjen e së shtunës, edhe pse Juventus ka humbur vetëm një ndeshje të kampionatit të kaluar në transfertë (14 fitore, 4 barazime, 1 humbje).

Gjithashtu, bardhezinjtë e kanë fituar transfertën e parë që kanë luajtur në kampionatin aktual (3-2 në fushën e Chievo). Aktualisht, lojtarët e Massimiliano Allegri nuk kanë pësuar asnjë humbje në 14 transfertat e fundit që kanë luajtur në kampionat (11 fitore, 3 barazime) dhe pritet të vazhdojnë në këtë rrugë edhe kundër Parma-s.

Gjithsesi, vendasit kanë fituar ndeshjen e fundit të luajtur mes këtyre dy skuadrave (1-0 në shtëpi, në 2015-ën). Nga ana tjetër, Juventus ka dominuar përballjet direkte. Në fakt, torinezët kanë humbur vetëm tri nga dhjetë ndeshjet e luajtura kundër verdhebluve (5 fitore, 2 barazime, 3 humbje).

Statistikat – Parma ka shënuar mbi 1.5 gola për ndeshje në gjashtë nga tetë -takimet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

– Gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave, kanë sjellë mbi 2.5 gola për takim dhe në tri nga katër të fundit vetëm një nga ekipet ka shënuar.

– Juventus ka pësuar vetëm shtatë gola në dhjetë transfertat e fundit që kanë luajtur në kampionat. Ata kanë shënuar të paktën një gol në tetë nga ato takime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat