Iker Casillas zbulon se ku dëshiron ta mbyllë karrierën

Futboll

Iker Casillas zbulon se ku dëshiron ta mbyllë karrierën

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:12
Iker Casillas

Më 20 majin e kaluar mbushi 37 vjeç, 16 prej të cilëve në ekipin e parë të Real Madrid, ku fitoi gjithçka të mundshme.

Po flasim për Iker Casillas, që ka nisur sezonin e tij të katërt me Porto, ekipin kampion i Portugalisë në fuqi.

Ish-portieri i Spanjës ndihet shumë mirë te ekipi bardheblu dhe për mikrofonët e “RTP”, ka shprehur një dëshirë në lidhje me fundin e karrierës.

“Kam qenë një pjesë të madhe të jetës time te Real Madrid, klubi më i mirë i historisë, por fakti që erdha në Portugali, në një ekip të konsoliduar si Porto, më bëri shumë të lumtur. Dua ta mbyll këtu karrierën time,” – pohoi spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat