Coentrao: Linda i varfër, nuk më pengon të vdes i varfër

Futboll

Coentrao: Linda i varfër, nuk më pengon të vdes i varfër

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:42
Fabio Ceontrao

Pas transferimit në ish-klubin e tij Rio Ave, ish-lojtari i Real Madridi, Fabio Ceontrao, ka rrëfyer për karrierën e tij, si dhe ka zbuluar detaje nga jeta e tij sa i përket aspektit financiar, duke thënë se kjo gjë nuk ka më rëndësi për ta.

Mbrojtësi portugez kishte qenë pjesë e skuadrës së Real Madridit që nga viti 2011, megjithatë dy sezone gjatë kësaj kohe i kishte kaluar si huazim. Në sezonin 2015/2016, ai ishte huazuar në Monaco, ndërsa për sezonin 2017/2018 ishte huazuar në Sporting.

Pas përfundimit të transferimit të tij në Rio Ave, 30-vjeçari ka zbuluar pse kishte kërkuar aq shumë largimin nga Real Madridi dhe pse tani e shikon jetën me një perspektivë tjetër.

“Unë prita deri më 31 gusht për një telefonatë nga klubi të cilit i dhashë gjithçka vitin e kaluar [Sporting CP], por unë nuk mora asnjë telefonatë nga dhe kjo gjë më mërziti”, ka thënë portugezi Coentrao.

“Pas kësaj, mendova se unë thjesht kam nevojë të jem i lumtur sepse kam mjaftueshëm para për të gjetur lumturi në një klub që kanë qenë gjithmonë të sinqertë dhe besnik ndaj meje”.

“Për këtë arsye, paratë nuk mund ta blejnë lumturinë. Unë kam lindur i varfër, dhe nuk më pengon të vdes i varfër”.

“Unë ndiej një lumturi të papërshkrueshme që po kthehem te klubi ku fillova, kjo do të thotë shumë për mua. Përkundër asaj që njerëzit mund të thonë, në këtë moment, unë jam shumë i lumtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat