Llapi e turpëron Ferizajin, e merr kryesimin në Superligë

Futboll

Llapi e turpëron Ferizajin, e merr kryesimin në Superligë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 19:08
Foto nga ndeshja

Llapi e ka marrë kryesimin në renditjen tabelore në Ipko Superligën e Kosovës pasi e mundi Ferizajin në shtëpi të shtunën.

Skuadra llapjane ishte e pamëshirshme për mysafirët nga Ferizaj, të cilët i mposhti 5-1 në një ndeshje të rrethit të tretë të ligës elitare kosovare.

Në një pjesë të parë fantastike për Llapin, ishin Januzi (11), Zhdrella (26) dhe Bujari (36), ata që shënuan,

Llapit i takoi edhe pjesa e dytë, në të cilën realizoi dy gola, përmes Hajdarit nga penalltia në minutën e 77-të, dhe një herë tjetër vetëm dhjetë minua të pas.

Golin e vetëm për Ferizjan e realizoi Berbatovci në minutën e 50-të.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave që u zhvillua sot, Feronikeli e mposhti Ballkanin me rezultat minimal 1-0.

Llapi tani ka 6 pikë në vendin e parë, aq sa Flamurtari, por një ndeshje më shumë të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat