Rikthim i Neymar tek Barcelona? Ronaldinho e jep deklaratën e madhe

Futboll

Rikthim i Neymar tek Barcelona? Ronaldinho e jep deklaratën e madhe

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 21:15
Neymar

Ronaldinho e do rikthimin e Neymarit te Barcelona.

Legjenda e katalonasëve ka thënë se ai do të ishte i lumtur që bashkëkombësi i tij të rikthehej në ‘Camp Nou’.

“Do të isha i lumtur, nëse Neymar rikthehet përsëri te Barcelona dhe ai e di këtë”, ka thënë Ronaldinho, përcjell ORAinfo.

“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në verën e kaluar, por që unë mbaj një shpresë që ai të kthehet sërish te klubi dhe të jap më të mirën, siç bëri viteve të kaluar”, ka shtuar më tej legjenda braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat