Benzema është rikthyer të shkëlqejë

Futboll

Benzema është rikthyer të shkëlqejë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 09:32
Cristiano Ronaldo

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë në start të sezonit të ri në La Liga, por për të mirë jo siç shumë kanë pritur për të keq.

Julen Lopetegui e ka nisur aventurën e tij me Realin në mënyrën më të mirë të mundshme në La Liga, duke fituar tri ndeshjet e para, të gjitha me rezultat bindës, dhe tani kryeson në tabelë me 9 pikë.

Karim Benzema është arsyeja kyçe për këtë sukses në fillim të këtij sezoni, duke shënuar katër gola në tri javët e para, si dhe një tjetër në finalen e UEFA Super Kupës, që Reali e humbi ndaj Atletico Madridit.

Benzema vitin e kaluar shënoi 5 gola në 32 ndeshje në La Liga vetëm 1 më shumë se këtë sezon, por që e ka bërë në tri ndeshje.

Jo vetëm që po shënon gola vazhdimisht në mungesë të Ronaldos, por francezi është duke kombinuar tepër mirë me bashkëlojtarët e tij, dhe është pika kyçe në sulmin e Madridit.

Nëse Sergio Ramos e lejon t’i gjuajë penalltitë, atëherë Benzeman mund të jetë kandidatë serioz për Pichichi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat