Paul Scholes i rikthehet futbollit

Futboll

Paul Scholes i rikthehet futbollit

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 11:33
?Paul Scholes i rikthehet futbollit

Pesë vite pas pensionimit të tij nga futbollit, mesfushori legjendar i Manchester Unitedit, Paul Scholes, iu rikthye përsëri futbollit, por këtë herë për të luajtur për skuadrën e djalit të tij, Arron.

Scholesi ishte pensionuar edhe një herë në vitin 2011, pas 18 viteve me skuadrën e “Djajve të kuq”, megjithatë pas një fillimi të keq të sezonit të Premierligës, Alex Fergusoni i kërkoi atij të rikthehet, dhe ai vazhdoi të luaj edhe për një periudhe 18-muajshe, duke i ndihmuar skuadrës së tij ta fitojë titullin e Premierligës. Në vitin 2013, ai u pensionua zyrtarisht.

Ai u rikthye për të luajtur futboll për skuadrën e djalit të tij, Royton Town, në ndeshjen kundër Stockport Georgians në Ligën e Mançesterit, nivelin e 11-të të futbollit të Angli.

Roytonit i mungonin disa lojtari për këtë ndeshje, kështu që ata i treguar kundërshtarëve të tyre se e kishin ftuar babin 43-vjeçar të njërit prej lojtarëve të tyre për t’iu ndihmuar. Por, ata nuk iu treguan se ai baba ishte legjenda e futbollit anglez, Paul Scholes.

Mirëpo, Scholesi nuk arriti t’i ndihmojë mjaftueshëm skuadrës së djalit të tij, pasi që këtë ndeshje ata e humbën me rezultat 1-0. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat