Allegri për Ronaldon

Futboll

Allegri për Ronaldon

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 13:18
Allegri për Ronaldon

Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur pas ndeshjes me Parmën ku Juventusi ka marrë 3 pikët e rradhës, ku pas 3 javëve gjendet në krye të tabelës me pikët të plota. “Djemtë u treguan të shkëlqyer. Është gjithmonë e vështirë në Parma, kundër një ekipi që luan për mbijetesë. Kemi shumë punë përpara”, u shpreh italiani.

Gjithashtu ai nuk mund të linte pa përmendur “shterpësinë” e portugezit Ronaldo, i cili nuk po gjen ende golin në Seria A. “Futbolli italian është i vështirë, nuk shënohen dot 40 gola në sezon. Ronaldo luajti ndeshje të mirë, por është moment paksa i vështirë për të. Ai nuk është në krizë. Në këtë moment nuk po e ndihmon as fati. Me Ronaldon mund të luaj edhe Dybala në formacion, por sapo të arrijë formën.” përfundoi Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat