Shkupi kundër Shkëndijes

Futboll

Shkupi kundër Shkëndijes

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 14:27
Hajati Sojdash

FC Shkupi ka mbyllur përgatitjet para sfidës së raundit të katërt të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë kundër Shkëndijës. Nën drejtimin e trajnerit Hajati Sojdash Shkupi zhvilloi seancën e fundit stërvitor, ku ishte prezent edhe përforcimi i fundit , Viktor Angelov. Trajneri turk beson se kjo skuadër ka potencial dhe se duhet pak kohë për të njohur kualitetin e secilit futbollist. Ai beson se publiku duhet të jep përkrahjen maksimale kësaj skuadre, posaqërisht kur të dielën do të përballet me Shkëndijën.

“Tani kam firmosur me skuadrën e FC Shkupit dhe jam duke u munduar që të njoftojë futbollistët. Këto ndeshje derbi mbeten gjatë kohë në memorjen tonë. Besoj se do të jemi ekip i mirë dhe si ashtu, kemi edhe nevojën për përkrahje dhe atmosferë pozitive. Gjasa e parë për ne është përballja me Shkëndijën, për të cilën besojë se do të jetë një ndeshje e mirë dhe shpresojmë që të shënojmë një rezultat pozitiv, ” tha Hajati Sojdash.

Informatat e fundit thonë se për përballjen ndaj skuadrës tetovare , trajneri Hajati Sojdash do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët , përpos Blazhe Iljoskit, i cili lëndoi gjurin në sfidën e fundit me Akademia Pandevin dhe gjatë tërë javës zhvilloi stërvitje jashtë grupit. Për sfidën ndaj Shkëndijës , nuk ka të drejtë loje edhe përforcimi i fundit Viktor Angelov dhe qendërmbrojtësi nga Nigeria, Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi.

Ndeshja FC Shkupi – Shkëndija do të zhvillohet të dielën , në orën 16.15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat