Interesim i madh për derbin shqiptar

Futboll

Interesim i madh për derbin shqiptar

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 14:29
Interesim i madh për derbin shqiptar

Për shkak të interesimit të madh të dashamirëve të futbollit në Çair dhe në qytetin e Shkupit, drejtuesit e FC Shkupit kanë vendosur që të hapin sportelin e biletave më herët se sa në përballjet e tjera. Kështu të dielën, në ditën e zhvillimit të ndeshjes, sporteli për blerje të biletave do të jetë i hapur deri në mesditë. Andaj luten që të gjithë ata që janë të interesuar për të përcjellur ndeshjen derbi të javës së 4-të, ndërmjet FC Shkupit dhe Shkëndijës, dhe që nuk janë pajisur me biletën adekuatë, ta bejnë atë në sportelin para stadiumit në Çair. Çmimi i biletës është vetëm 100 denarë.

Drejtuesit e FC Shkupit dhe mbajtësit e rendit para stadiumit dhe brenda tij, ju bëjnë me dije se do të ndalohet futja e shisheve të qelqit me ujë ose pijeve të tjera, për shkak të sigurisë së publikut në stadium, por edhe aktorëve në terrenin e gjelbër.

Të gjithë ata që e duan FC Shkupin, në mënyrë dinjitoze të përkrahni klubin tuaj të zemrës, ndërsa për dashamirët e futbollit, të vijnë në numër sa më të madh për derbin e madh të javës së 4-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat