Mustafi shënon për fitoren e madhe të Arsenalit

Futboll

Mustafi shënon për fitoren e madhe të Arsenalit

Nga: K. Goca Më: 2 shtator 2018 Në ora: 14:48
Lojtarët e Arsenalit

Ballafaqimi mes Cardiff-it dhe Arsenalit, ka qenë tejet interesant dhe me pesë gola të shënuar. Arsenali ngadhënjeu me rezultat 3:2 në fushë të Cardiff-it. Dyshja e futbollistëve shqiptarë si asnjëherë më parë bëri një veprim të shkëlqyeshëm në minutën e 11-të. Mesfushori ofensivë  Granit Xhaka harkoi nga korneri, kurse mbrojtësi Shkodran Mustafi nga rreth 10 metra godet fortë me kokë dhe kaloi në epërsi (0:1) ‘Topçinjtë’.  

Në fund të pjesës së parë Victor Camarasa barazoi rezultatin 1:1. Edhe pjesa e dytë dinamike dhe që duhet veçuar golin e Pierre-Emerick Aubameyang, i cili nga rreth 20 metra tundi portën e vendasve pikërisht në minutën e 62-të. Një pakujdesi e mbrojtjes së Arsenalit u kushtoi shtrenjtë në minutën e 70-të, kur Danny Ward barazoi rezultatin 2:2. ‘Topçinjtë’ sërish shënojnë dhe golin e fitores së madhe. 

Pikërisht në minutën e 81-të, Alexandre Lacazette nga afërsia me goditje të fuqishme shënon për fitoren e madhe të Arsenalit dhe e dyta rresht gjatë këtij edicionit. Mustafi dhe Xhaka luajtën titullarë, duke dhënë kontribut të madh në këtë fitore. Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 66-të. Arsenali renditet në vend të 9-të me 6 pikë, kurse Cardiff -i është i 16-ti me 2 pikë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat