Shotani largohet nga Ballkani

Futboll

Shotani largohet nga Ballkani

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2018 Në ora: 15:43
Shotani largohet nga Ballkani

Bekim Shotani është më i merituari që Ballkani nga Theranda u rikthye në elitën e futbollit të Kosovës. Megjithatë Shotanit nuk i zgjati edhe shumë aventura në elitë, pas fitores senzacionale me 1:0 në Prizren kundër Lirisë në hapje të edicionit, therandasit pësuan dy humbje rresht, si vendas 0:3 nga Llapi dhe si mysafir me 1:0 Feronikeli.  Shotani nuk është më kryetrajner i Ballkanit. “Pas humbjes së djeshme me Feronikelin, trajneri ynë i deritashëm Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje me vetëdëshirë. Ne si klub i jemi mirënjohës shumë për punën e shkëlqyer të deritashme, jemi mirënjohës në të gjitha aspektet profesionale dhe njerëzore. Futbolli është i tillë dhe duhet të pajtohemi me ndërrime, fitore por edhe humbje. Klubi ka nevojë më shumë se çdo herë për përkrahjen e qytetit dhe të dashamirëve”, bëhet e ditur nga Ballkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat