Mourinho: E kam ditur se ky sezon do të jetë i vështirë

Futboll

Mourinho: E kam ditur se ky sezon do të jetë i vështirë

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 16:24
Jose Mourinho

Starti i dobët i Manchester Unitedit këtë sezon nuk e ka befasuar aspak teknikun, Jose Mourinho, sepse e ka ditur qe ky sezon do të jetë i vështirë.

United tashmë është prapa liderëve tjerë pas dy humbje rresht të pësuar.

Mourinho është nën presion të madh për shkak të kësaj serie negative dhe duhet patjetër ta mposhtë Burnleyn në udhëtim.

“Unë e kam thënë gjatë verës para fillimit të sezonit se do të jetë e vështirë. Jo vetëm tash pasi ndodhën gjërat”.

“Dy humbje janë dy humbje. Ne kemi edhe 35 ndeshje për t’i zhvilluar. Nuk është për shkak se humbëm gjashtë pikë do të ndryshojnë shumë gjërat”.

“Unë e kam ditur se do të jetë sezon i vështirë, shumë, shumë i vështirë”.

“Fitore ndaj Burnleyt. Më pas fitore ndaj Watfordit. Ky është synimi jonë”.

“Ne kemi ndeshje çdo javë dhe synimi është që t’i fitojmë ato. Vitin e kaluar kemi pasur start fantastik duke fituar tri ndeshjet e para. Morëm nëntë pikë, duke shënuar 10 gola. Më pas humbëm disa ndeshje. Ndoshta kësaj radhe filluam me dy humbje dhe ndoshta do të kemi ecuri me fitore e pikë rresht”, deklaroi Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat