Ajeti asistoi, Xhaka skuqet! Baseli dëshpëroi

Futboll

Ajeti asistoi, Xhaka skuqet! Baseli dëshpëroi

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2018 Në ora: 18:09
Ajeti asistoi, Xhaka skuqet! Baseli dëshpëroi

Skuadra e Baselit si vendas dëshpëroi me barazimin me rezultat 1:1 në duel me Thun-in, në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit zviceran. Shqiptarët Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka u paraqitën standardë, ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Me përjashtimin e Xhakës Baselit iu vështirësuan gjërat për rezultat pozitiv, ndërsa Ajeti u zëvendësua në minutën e 81-të. Për Baselin shënoi Frei në minutën e 45-të pas asistimit të Albian Ajetit, kurse për Thunin Sorgiç (29’). Baseli është në vend të tretë me 9 pikë, një më shumë se Thun dy pozita më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat